Thellohet krisja PD-LSI, demokratët nuk i quajnë më pjesë të opozitës

0
107

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë prishur çdo urë komunikimi, teksa gjatë seancës së sotme demokratët nuk e konsideruan ish-aleaten as si pjesë të opozitës.

Në fillim të seancës, Partia Socialistë i ka bërë thirrje demokratëve që të rishikojnë numrat e anëtarëve të saj në komisionet parlamentare në mënyrë të dhe LSI të përfaqësohet në to.

LSI ka paraqitur sot kërkesat e tre deputetëve të saj për t’u bërë pjesë e tre komisioneve, por kjo sipas demokratëve është tentativë për të kufizuar përfaqësimin e opozitës. Sipas Ballës, PD duhet të korrigjojë gabimin me shpërndarjen e deputetëve të sajë, duke i lënë hapësira LSI-së dhe PSD-së.

Por nënkryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se Partia Demokratike i ka paraqitur propozimet e saj, ndaj ka kërkuar që PS të merret vesh me LSI-në dhe PSD-së, duke thumbuar se “kjo është çështje nëse s’ju s’gjeni gjuhën e përbashkët”.

“Një nga kërkesat që kishim dje, ishte që programi i qeverisë, ai që do diskutohet sot, që është i panjohur për deputetët, do të duhet të kishte një minimum kohe sa të njiheshin deputetët. Sa i përket kërkesës për përbërjen e komisioneve, kemi paraqitur kërkesën dje. Është bërë shpërndarja e deputetëve. Nëse keni dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës, për t’i hequr numrat e opozitës, kjo është çështje që nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë të shpërndarë në komisionet përkatëse. Është çështje tjetër nëse nuk gjeni gjuhën e përbashkët me njeri-tjetrin. Ne kemi paraqitur kërkesën. Mos i bini në qafë opozitës”, tha Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here