Aksioni i Berishës, Meta: Si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës dhe demokrat bëhet

0
93

“Së pari sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve. Nuk ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit sesa vetë sovrani, kur ai është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij kur nuk e shet në këmbim të gjërave të momentit që i humbet shpejt. Sa i takon sovranitetit fjala kyç për dekadat që vinë është sovranitet. Nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve ndaj NATO, apo ndaj BE ku dëshirojmë të anëtarësohemi, pasi të gjitha detyrimet tona në raport ne i kemi të fiksuara qartë në Kushtetutë. Unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve, ata të mos injorohen, të mos jenë më viktimë e arbitraritetit dhe kulimave të elitave që kanë kërkuar ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap në 25 prill, por hapa më të shpejtë do të ndodhin në të ardhmen,” tha Meta.

I pyetur nga gazetarët për betimin e qeverisë së re, “Rama 3”, Presidenti tha se është i hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese.

“Në çdo moment jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimeve kushtetuese. Parlamenti i ri ka nisur punë dhe uroj të jetë sa më funksional dhe demokratik. Natyrisht edhe qeveria e re duhet të fillojë sa më parë, me kontrollin e parlamentit,” u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here