Dy ish-ministrat e LSi-së, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë krushq me njëri tjetrin. Franko, djali i Nasip Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pas disa vitesh lidhje.
Ceremonia është zhvilluar buzë detit, teksa në foto shihet Haxhinasto që shoqëron të bijën drejt altarit.
Megjithëse në jetë janë krushq, në politikë Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.
Në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi për deputet edhe Haxhinasto, por i renditur i shtati në listën e LSI-së në Tiranë, ai nuk arriti ta fitonte mandatin.