Nishani: Rama nuk ka rast që nuk tregon se nuk ka asnjë dimension shtetari, apo format real civilizimi!

0
106

Nga Bujar Nishani/

Shtirjet e sforcuara dhe skenarë fasadash, që për fatin e keq, l’e të pranojmë që i kanë funksionuar për të futur në jerm psikologjinë e shumicës së qytetarëve të këtij vendi. Tashmë për shkak të kthjellimit të opinionit, ato po i kthehen në bumerangun e tij !

Fundi i këtij bumerangu do ta nxjerrë në cepin që i takon, ashtu siç është ai në të vërtetë, siç edhe shumë shqiptarë e njohin realisht !

Së fundmi, tentoi të keqpërdorë edhe kulturën elitare, artin e epërm, artistët kolosë, për interes të skenografisë së tij politike vulgare !

Koncerti i organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesmarrjen e Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, ishte një rast i shkëlqyer për shqiptarët jo vetëm për të shijuar klasin e lartë të muzikës dhe artit por për një nevojë për rivitalizimin e psikologjisë së rënduar e traumatizuar nga izolimi, paniku dhe dhimbjet e shkaktuara nga pandemia e izolimi për më shumë se një vit !

Një vlerësim e mirënjohje e madhe për artistët e kalibrit botëror Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, është i merituar, që ata ishin në Tiranë e bashkë me artistët e tjerë shqiptarë patën angazhimin për të përcjellë art, muzikë, kulturë, emancipim, ripërtëritje për qytetarët shqiptarë !

Por Edi Rama që fatkeqësisht mban fatet e shqiptarëve në dorën e tij, nuk ja ndjen, nuk kupton, nuk reagon e as ka merak hallin e shqiptarëve dhe as e lidh fare asgjë me dimensionin e shtetarit !

Pse e them këtë ?

I njëjti event kulturor u organizua përpara pak ditësh dhe në Sofie/Bullgari !

Plácido Domingo sëbashku me sopranon e madhe bullgare Sonya Yoncheva organizuan po ashtu një koncert të ngjashëm me atë që do të organizohej në Tiranë.

Por në Bullgari, Kryeministri i atij vendi nuk i “futi turinjtë” edhe tek arti e muzika për qytetarët.

Në Sofie, koncerti madhështor u organizua në një prej shesheve kryesore të kryeqytetit ku hapësira, aksesi, muzika, arti ishin në dispozicion të gëzimit prej qytetarëve e jo skenarëve politik të qeveritarëve.

Në Sofie, ndryshe nga sa në Tiranë, arti dhe kultura, muzika dhe e bukura ju ofrua qytetarëve, në sheshet dhe ekranet e qytetarëve atje !

Në Tiranë, Edi Rama me diabolizmin e vet, e përdhos edhe klasin më të lartë të artit botëror, veç për të shitur imazhin e ca karrigeve të reja që ka blerë e vendosur në një sallë Teatri !

Imagjinoni tani !

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here