Një dëshmi tronditëse vjen nga Spitali Infektiv, ku një qytetar deklaron për mikrofonin e ‘News24’ se vjehrri i tij ndodhet në intubim edhe pse ka bërë dy dozat e vaksinës Pfizer.
Në një rrëfim për gazetarin Erjon Skëndaj, qytetari tha se prej 3 ditësh vjehrri i tij ndodhet në Infektiv, në gjendje të rëndë.
INTERVISTA
Kë keni të shtruar?
Kam vjehrrin të shtruar. Vjehrra është më mirë. Të dy i kishin bërë vaksinat, Pfizer.
Sa kohë kishin që i kishin bërë të dyja dozat?
Ka mbi 1 muaj që i kishin bërë vaksinat.
Sa ditë ka vjehrri brenda?
Sot 3 ditë ka i shtruar. Është i intubuar. Është 70 vjeç. Ka punuar saldator, ka pasur probleme me mushkëritë. Nuk e kishte kaluar covid-in më herët. S’e dimë se çfarë po ndodh. Vjehrra ime është duke e kaluar në këmbë. Vjehrri u bë keq direkt, nuk lëvizte fare. Kemi marrë informacione, kam folur me mjekë dhe më thonë; keq është.