Aksident i trefishtë në Thumanë/ ‘BMW’ me shpejtësi “rrufe” futet në parakalim të gabuar, dy shoferë te Trauma

0
133

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Burimet tregojne se ka qenë një ‘BMW’ e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.

Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçarin Bashkim Qira dhe ‘Volkswageni’ i drejtuar nga Kristina Allko.

Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here