Dy persona kanë rënë nga lartësia dhe për pasojë kanë humbur jetën në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 14:00 ka rënë nga lartësia e banesës së tij në rrugën “Mustafa Maçi” një 65-vjeçar.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se 65-vjeçari kurohej nga depresioni. Po ashtu, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 77-vjeçar.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.