Brad Pitt mbi motorin më të shtrenjtë në botë/ Ja sa është vlera e tij

0
139

Brad Pitt është shumë i apasionuar pas motorëve. Aktori i famshëm ka një koleksion fantastik me marka si BMW, Harley-Davidson, Indian apo Triumph, që i përdor për lëvizjet e përditshme në Hollivud.

Madje, i shfytëzon edhe në reklamat e tij për marka të tjera, siç ka ndodhur në spotin publicitar të De’Longhi, makinerisë për të bërë kafe. Në klip, Pitt shihet mbi një motor Ecosse Moto Works, që është edhe motori më i shtrenjtë në botë.

Këtë supermjet, aktori e ka blerë plot 254 000 euro. Një shifër kaq e lartë për një motor justifikohet me ekskluzivitetin e modelit dhe materialet speciale me të cilat është ndërtuar: titan dhe fibra karboni.

Kujtojme se ne nje intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, Angelina Jolie ka zbuluar se ka pasur një debat të fortë me Brad Pitt, pasi ky i fundit punonte me Harvey Weinstein. Havey u akuzua nga shumë vajza të industrisë së kinematografisë për abuzim seksual disa vite më parë. jo ka treguar se pikërisht për këtë gjë ka debatuar ashpër edhe me Brad Pitt, kur ai vendosi të luante në filmin e Quentin Tarantino, që u prodhua në bashkëpunim me kompaninë  e Harvey Weinstein. Angelina ka zbuluar se Pitt ishte ai që bashkëpunoi me Weinstein për të prodhuar edhe filmin e tij “Killing Them Softly” në vitin 2012.
Brad nuk është prononcuar pas këtyre deklaratave dhe po shijon beqarinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here