Nuk dihet asgjë për minatorin e bllokuar/ Lefter Alla: Lutemi ta nxjerrin shëndoshë e mirë

0
93

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga minatori 61 vjeçar i cili është zhdukur prej më shumë se 4 ditësh tashmë.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës është kujtuar të reagojë për fatin e 61 vjeçarit vetëm ditën e sotme. Në një status në Facebook, ai ‘lutet që minatorin ta nxjerrin shëndoshë e mirë dhe t’i bashkohet familjes’.

Postimi i Lefter Alles:

I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku.

Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër.

Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm.

Ndërkohë kujtojmë se minatori 61 vjeçar Muharrem Plaku, u bllokua në galerinë ku po punonte pasi një masiv minerar u shemb duke bërë që prej 4 ditësh ende të mos kemi lajm prej tij.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ditën e djeshme reagoi edhe sindikata e bashkuar e minatoreve  të cilët akuzuan qeverinë se nuk po i jepte vëmendjen e duhur këtij rasti.

Lidhur me kërkimet, Rrapush Tola, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera u shpreh diten e djeshme se vijon puna për gjetjen e tij, por zona është e vjetër dhe rrezikon të shembet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here