Arjan Curri: Basha nuk mund të qëndrojë kryetar nëse baza e PD mendon ndryshe nga ai!

0
177

Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar luftën Basha-Berisha në PD dhe diskutimet që kanë ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e PD.

Curri tha se, Basha ka shpallu kapitullimin e tij, nëse është e vërtetë që ka bërë insinuata se baza e PD ka qëndrim anti-amerikan.

“Ka një zierje mendimesh në PD. Nuk merren vesh për cështjet kryesore. Imagjinoni se cfarë bëhet në bazë. Demokracia në PD, përveç kupolës, poshtç zien llava, vullkani. Pastaj lart, i vë kapakun e hekurit ai.

Koka ka patur problem se ka qenë bicefale, dy kokëshe. Kemi edhe simbolin kombëtar me dy koka. Por në rendin natyror duhet të kemi dy kokë, ndryshe ka probleme.

A ka thënë Lulzim Basha që bazën e kam anti-amerikane? Nëse e ka thënë, politikisht, de facto, ai ka shpallur kapitullimin e vet. Nuk mund të qëndrojë kryetar në një parti, ku baza mendon kundër tij. Nëse është parti anti-amerikane, le të shprehet lirshëm dhe t’u nënshtrohet sanksioneve.  Nuk mundet që një kryetar partie, të deklarojë se unë i di më mirë se ju punët, siç i thotë Berishës e bëra këtë sepse dua familjen tënde.

Sa i përket anës juridike edhe në gjykatë por zakonisht gjykatat bëjnë atë që thotë Amerika.

Luftën për pushtet të lashtët e shihnin si luftë mes zotash. Ka një luftë në antikitet mes tre breznive të zotave. Cfarë ndodh me këtë luftë? Sikundër në luftën e titanëve, ka zgjatur 8-10 vjet. Edhe Basha ka patur kompleks që pas vendimeve të tij fshihet Berisha. Edhe Berisha ka patur kompleks që i rrinte si i dytë Bashës. Pse Zeusi e fitoi luftën me Kronosin? Lufta mes djalit dhe babait. Lufta bëhet e tillë, në mënyrë që fitimtarin e paracaktojnë aleancat. Zeusi rrezikoi dhe e fitoi luftën kur e ndihmuan tre ciklopët, sepse i bënë armët dhe rrufe hedhësit. Ciklopët e sotëm, janë amerika, BE-ja dhe organizatat jo qeveritare”, tha Curri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here