DEBATI I PLOTE/ Basha: Nuk mbledh asnjë forum anti-amerikan. Noka: Kjo fyerje për demokratët, më diabolike se përjashtimi i Berishës

0
220

Jane zbardhur debatet e plote ne mbledhjen e grupit parlamentare demokra, ku protagoniste kryesore ishin kryedemokrati Basha dhe deputeti Flamur Noka.

Ndryshe nga deri tani, sot ne grup Basha foli me një gjuhë tjetër, më agresive e të drejtperdrejte, duke shmangur lavdet dhe lajkat për Berishën. Ne tentative per e ndaur “Foltoren”, nismën e Berishës, për të mbledhur 1500 firma, me të cilat të vihet në lëvizje Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha tha sot se nuk do ta lejojë mbledhjen e asnjë “forumi anti-amerikan në PD”.

Nderhyrja e Nokes ishte e forte: Ta quash kuvend anti-amerikan është diçka me diabolike se përjashtimi i Berishës.

 

DEBATI I PLOTE

 

FLAMUR NOKA:

Me atë vendim për të përjashtuar Sali Berishën ke shkatërruar Partinë Demokratike. I ke rrrokullisur demokratët nëpër hone pa kthim. Kur do t’i e dëgjon Amerikën ndërsa kur nuk do se dëgjon. A të thanë amerikanët mos i digj mandatet? Përse nuk i dëgjove? A të thanë mos bojkoto zgjedhjet vendore, përse se dëgjove? A thanë ata që zgjedhjet janë të lira e të ndershme? Përse i dole kundër? Përse ishte vetëm ky rasti kur zgjodhe t’i dëgjosh? Si more ti një vendim që asgjëson PD-në. Kushdo që të kërkoi të bësh këtë gjë,do të duhej t’i thuhej se unë jam kryetari i kësaj partie dhe s’mund të marr vendim që asgjëson PD-në.

LULZIM BASHA: Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.

FLAMUR NOKA: Ti e di që mbi 80% e anëtarëve janë me të. Si mund te drejtosh PD-në kur ke anëtarësinë kundër? Si mund ti përfaqësosh anëtarët kur s’të duan ata? Mua më dhemb PD. Nese doni të shpëtoni PD-në vetëm anëtarësia duhet të vendosë dhe të gjithë palët ta respektojnë.S’ka shpëtim tjetër Partia Demokratike. T’i qëndrosh këtij vendimi do të thotë t’i qëndron shkatërrimit të Partisë Demokratike. Të dëgjosh zërin e anëtarëve shpëton Partinë Demokratike

LULZIM BASHA:Asnjë forum i partisë nuk kishte pse të mblidhej për Berishën sepse nuk e kemi përjashtuar nga asnjë strukturë e partisë, por është larguar përkohësisht nga grupi parlamentar. Ndaj dua ta them qartë se asnjë forum i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet për këtë çështje, as Kuvendi Kombëtar, për të treguar se jemi antiamerikan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here