73.3% e popullsisë shqiptare është imunizuar nga Covid-19. Në këtë përfundim ka arritur Akademia e Shkencave të Shqipërisë pas një studimi që ka nisur muaj më parë. Faza e tretë e këtij studimi, që është bërë publike sot dhe ka pasur si kampion një numër prej 1,500 persona.
Kjo fazë e tretë nisi më 16 Qershor 2021 dhe ka zgjatur deri më datë 23 korrik 2021.
Sipas rezultateve të marra nga studimi, më shumë se 73.3 % e personave kanë rezultuar se kanë antitrupa. Mjekët dhe ekspertët që janë marrë me këtë studim thonë se moshat mbi 60 vjeç të cilat kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, rekomandohet të bëjnë dhe një të tretë.
Po ashtu, Akademia e Shkencave rekomandon që të vaksinohet me të paktën me 1 dozë fëmijët mbi 12 vjeç.