“Vaksina nuk duhet të jetë me detyrim”/Ervin Goci: Opozita e përçarë ka humbur “busullën”

0
116

Aktivisti dhe pedagogu, Ervin Goci ka folur për “vaksinimin e detyruar” për studentët dhe pedagogët.

Gjatë një interviste në Skype për “Fax News”, Goci ka folur për situatën politike në vend ku nuk kurseu kritikat për qeverinë ndërsa për PD-në tha se çështja “Berisha” po e dëmton shumë.

Goci theksoi se PD-ja ka probleme me statutin dhe për pasojë është transformuar në OJF

Vaksina me detyrim? “Unë jam për zgjidhje alternative, duke i lënë njerëzit e lirë që të zgjedhin vetë nëse duan ose jo që të vaksinohen. Publiku ka nevojë për të dhëna shkencore dhe vaksinimi mos bëhet me detyrim. Ndarja je i vaksinuar nuk je i vaksinuar është e tmerrshme. Duhet t’i konsiderojmë njerëzit me liri të barabarta dhe të duan të zgjedhin. Gjërat nuk zgjidhen me dhunë”, tha fillimisht Goci.

Qeveria? “Kemi 8 vjet që qeveria ka operua në disa drejtime për të censuruar fjalën e lirë, duke bërë propagandë. Janë bërë shumë përpjekje që qeveria kërkon të deformojë qarkullimin e informacionin për të pasur qeverisje të lehtë sa më pak presion. Po depërtohet në hapësira që nuk i takojnë shtetit, raportin me qytetarin nuk do ta bëjë shteti, qytetari e vlerëson punën që ka bërë pushteti.

Opozita? Një pushtet që ka një opozitë të fortë nuk i shkonte në mendje të bënte këto gjëra. Unë politikisht opozitën e shikoj si OJF me probleme statuti, nuk ka lidhje fare me partinë politike. Edhe tek LSI-ja ka një kapitullim të madh, por moralisht gjendja aty është shumë e rëndë. PD ska lidhje fare me një parti politike, nuk ka as njerëz në teren as deputet as iniciativa ligjore. Nuk bëhet referendum, kjo është opozita. PD nuk duhet të qeshë në Kuvend me ata që zgjedh vetë në Kuvend.

Berisha ka dalë në shesh, vijon aktivitetin politik jashtë partisë. PD ka marrë fund, prandaj ka iniciativa të tjera që lëvizin dhe kjo është situatë problematike dhe jetë a vdekje ku vihet në dyshim vazhdimësi. Basha nuk është lider pasi merr urdhra nga të tjerët, duket sikur është marrë peng që merr urdhra nga të tjerët. Ai thotë skam çfarë të bëj sepse kështu më kanë thënë. Partia dhe kryetari nuk e di fare se cfarë po bën duke sjellë një çarje brenda partisë”, përfundoi Goci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here