Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Skrofotinë, në Vlorë. Një 36-vjeçar me inicialet M.B ka humbur jetën teksa ka qenë duke ngarkuar materiale në automjet.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia e cilla po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.