Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Durrës. Policia informon se një bombol ka marrë flakë dhe ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Nga shpërthimi u lënduan pronarja e lokalit dhe klientja që ishte aty.
Ndërkohë në Perlat të Manzës një 67-vjeçar i ka vendosur zjarrin banesën dhe është vetëlënduar prej flakëve.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacione paraprake
Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 15:15, në fshatin Perlat, Manëz, shtetasi B.I., 67 vjeç, dyshohet se i ka vendosur zjarrin banesës së tij e për pasojë ka pësuar lëndime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.