Lëvizja Socialiste për Integrim ka lëshuar sot akuza të forta për një pazar të ri lidhur me vazhdimësinë e reformës në drejtësi, duke vënë piketat e dyshimite te dyshja Rama-Basha. Pa përmendur specifikisht PD-në dhe kryetarin e saj, deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha sot se çdo pazar me Reformën në Drejtësi është ortakëri me kapjen dhe krimin shtetëror të Ramës!
Dyshimet për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha dhe një bashkëqevrisje të mundshme në vazhdim mes tyre janë hedhuur prej kohësh në publik. Madje akuzat ndaj Bashës kanë nisur që në 2017-ën pas marrëveshjes së famshme të 17 majit, ku ,mbylli çadrën dhe bashkëqeverisi me Ramën për dy muaj.
Fill pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit këto zëra erdhën duke u shtuar. Në daljen e saj publike nga selia e LSI-së Monika Kryemadhi tre ditë pas 25 prillit, Monika Kryrmadhi do të deklaronte; “Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe Durrësit.”.
Po ashtu opozita u nda në qëndrimet e saj pas 25 prillit, ku LSI u foksua më gjerësisht te beteja për të vërtetuar masakrën zgjedhore, ndërsa PD u përqëndrua në saj të zhvillimeve të brendshme te zgjedhjet në parti.
Vendimmarrjet e mëvonshme të Bashës, ku në krye qëndron përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, i shtuan masivisht dyshimet se kryedemokrati kishte një plan bashkëpunimi të fshehtë me kreun e qeverisë. Nga ana e tij Basha ka mohuar publikisht ccdo akuzë të tillë, duke theksuar se janë trillime të qarta nga ata që punojnë e paguhen nga Rama.
E megjithatë, vetëm pak ditë më parë mazhoranca i kërkoi bashkëpunim opozitës për të zgjatur mandatin e dy organeve të vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, të cilave u përfundon në vitin 2022. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se duhet zgjatur mandati i këtyre dy instancave deri në përfundim të procesit të vettingut.
Deri më tani përgjigjja nga opozita nuk ka ardhur. Por reagimi i sotëm nga Vasili tregon se diçka po bluhet mes PD e PS në favor të një dakordësie për vazhdimësinë e reformës në drejtësi.
Në statusin e tij Vasili pohoi se: “Reformën në Drejtësi nuk e shpëtojnë dot në asnjë mënyrë pazaret e qelbura. Çdo pazar me Reformën në Drejtësi vetëm legjitimon kapjen përfundimtare të saj dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës. Asnjë ortakëri dot nuk i jep dot legjitimitet kapjes se Drejtësisë nga Rama dhe rilindja. Çdo ortakëri vetëm rëndon në mënyrë të pashpresë fundin e paralajmëruar të kujtdo, që punon kundër shqiptarëve.”
Akuzat e Vasilit për ortakëri padyshim shigjetojnë një pakt të mundshëm Rama-Basha. Ky i fundit pas vendimit për Berishën, gjithnjë e më shumë po akuzohet nga baza e partisë, për ekzistencën e një marrëveshje të fshehtë me Ramën.
A ka në të vërtetë një pakt Rama-Basha për ti dhënë fund mosmmarrëveshjeve për drejtësin e re, ku në lajtmotivin e bashkëpunimit për hir të integrimit, të mund të synohet një qeveri e përbashkët?!
Këtë ende askush nuk mund ta pohojë apo ta mohojë zyrtarisht, pasi me sa duket edhe vetë liderët e dy partive janë në dilemma për ecurinë e këtij 4 vjeçari të radhës. Rama synon një mandat historik dhe për ti dhënë atij sa më shumë vlerë, një bashkëpunim me opozitën në nivel qeverisjeje do ishte perfekt. Elozhet ndërkombëtare do të ishin të mëdha e ndërsa kuaza e integrimit do të përdorej si justifikim për bashkëpunimin mes palëve.
E ndërsa Basha duket ende mes dy zjarresh; nga njëra anë ka betejën e brendshme ku takimet e doktorit po i kirjojnë kokëdhimbej të mëdha që nodhsta mund ti kushtojnë edhe postin; dhe nga ana tjetër joshja për një bashkëpunim me mazhorancën është e madhe. Se cfarë do të ndodhë mbetet të shihet në vazhdim.
Një shenjë e mirë për të zbardhur përfundimisht këtë dilemë do të jetë përgjigjja e PD-së ndaj kërkesës së PS-së lidhur me mandatin e dy organeve të vettingut. Ndërkohë LSI ka paralajmëruar që sot se ortakëria po ndodh…