Një makinë ka aksidentuar këmbësorin 34-vjeçar, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë. Me anë të njoftimi zyrtar, Policia njofton se i riu është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije Policia. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.