Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Kuvendi do të mblidhet. PD-së nuk i duhet një lidër i kapur peng nga Rama, dhe që ka shpallur “Non Grata” bazën e partisë

0
186

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se nuk do të lejonte mbkedhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ish-lideri historik i PD-së Sali Berisha, i cili shkruan se Kuvendi do të mblidhet dhe PD-së nuk i duhet një lidër i kapur peng nga Rama, dhe që ka shpallur “Non Grata” bazën e partise.

Postimi i Berishes ne Facebook:
Njoftim shtypi!
Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here