Edhe Nard Ndoka ironizon Bashën: Lul pse nuk bëhesh antar i Democratic Party në Amerikë?

0
109

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Në një status në FB, Ndoka shkruan: Lul, pse nuk bëhesh antar i Democratic Party në USA?

Më tej, në replikë me një komentues, Ndoka shprehet se: “Po vjen një moment, që edhe ai (Basha) duhet ta kuptojë! Partia nuk mbahet më zor, ja falen humbjet, por mori për keq..!

Po ashtu, shprehet se Basha çoi veten për skrap, ndërsa shton se PD-ja është parti që “ngrihet uragan” kur ka lidership.

LEXO EDHE  Berisha: Shpallja “non grata” me ndikimin e Soros. Ja çfarë i kam shkruar Blinkenit

“Ky bën, por më mirë të japë kontribut direkt në USA… I nxjerr në opozitë direkt (demokratët)…”, ironizon Ndoka.

Në krah të Bashës gjatë viteve të fundit në opozitës, Nard Ndoka tanimë duket i pozicionuar qartazi kundër vendimit të kryetarit të PD-së, i cili përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here