Takimi i dytë i Foltores së Sali Berishës ka krijuar befasi në opinionin publik në median sociale.
Edhe pse Fieri është një bastion i majtë, qyteti e priti Berishën në një takim masiv dhe entuziast.
Pamjet e këtij takimi janë befasuese.
Vetë ish-kryeministri postoi foto të përkrahësve duke e ndjekur takimin virtualisht nga Brukseli deri në Nju Jork.
“Në Manhatan, Nju Jork duke ndjekur Foltoren e Tiranës! Interes i jashtëzakonshëm!,” shkruan Berisha.
“Nga Brukseli ndjek live Foltoren në Fier!” shkruan ish-kryeministri.
Berisha do të mbajë takimin e radhës në kuadër të iniciativës ‘Foltorja’ në qytetin e Vlorës, pasi zhvilloi dy takimet e para në Tiranë dhe Fier.