Kastriot Myftaraj: SPAK të më ftojë edhe mua t’i jap prova për veprimtarinë kriminale të Sorosit

0
233

 

SPAK të më ftojë edhe mua t’i jap prova për veprimtarinë kriminale të Sorosit ishte tema e kësaj të mërkurë në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Unë do të doja që SPAK dhe BKH-ja të më ftonin edhe mua që të paraqes prova dhe dosje të plotë për një çështje të ndjeshme, të përfolur shumë në vendin tonë, lidhur me veprimtarinë kriminale të Sorosit dhe fondacionit të tij në Shqipëri.

Unë jam gati që të bëjë edhe kallëzim. Meqë e thërrasin një kolegun tim, le të më thërrasin edhe mua nëse kanë interes për prova e fakte. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them. Nëse paraqes prova të rreme, unë jam në gjendje që të vërtetoj se fondacioni Soros në Shqipëri ka shkelur ligjet masivisht. Ky fondacion funksionin si një organizatë kriminale.

Krimet e kryera janë shumë. Fillon me krimin e mashtrimit me karakter vazhdues. Kur vepra kriminale kryhet nga një grup kriminal, parashikohet një dënim i caktuar që shtohet. Fondacioni Soros në venin tonë ka nisur me mashtrim dhe nuk duhet të ekzistojë, por duhet të ndalohet.

Prandaj unë them që nuk janë të vërteta qto që thuhen se janë teori konspiracioni. Në ligjin amerikan ku janë trajnuar këta oficerët dhe prokurorët e SPAK dhe BKH-së janë trajnuar edhe për konspiracion. Ne i quajmë hipoteza.

Fondacioni Soros në shkelje të statusit të vet, ka kryer veprimtari politike, edhe pse ndalohet shprehimisht në statut. Fondacioni ka shërbyer si patronazhist i grupeve kriminale në vend. Janë dy studime të tilla të zeza për këto. Mjafton të shohësh këto studime, për të kuptuar se çfarë ndodh me lidhjen vertikale të krimit në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here