Rama tha se është pisanjoz/ Dritan Leli shfaqet me lopatë: Duke pastruar plehun…

0
202

Të bërit politikë në kushtet e mediave sociale dhe duket se ka transformuar politikanët, të cilëve heras herës iu duhet të zhvishen nga kostumet dhe të zbresin në terren, për të treguar se janë mes njerëzve.

Kjo ka ndodhur së fundi dhe me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, që kryeministri Edi Rama e ka akuzuar si pisanjos, i cili është shfaqur mëngjesin e sotëm në një fshat të Vlorës, duke ndihmuar Spiron që të pastrojë plehun në katua.

Leli veç fotove që ndan me ndjekësit e tij, tregon dhe premtimin që i kishte bërë të zotit të shtëpisë, se do të shkonte pranë tij për të pirë edhe kafe turke, në momentin që rruga e fshatit Beshisht do të ishte e përfunduar.

Dhe ashtu ndodhi.

Postimi i Lelit:

E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar plehun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.

I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.

Jam i kënaqur që punët e tij të përditshme janë lehtësuar, falë rruges. E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here