Banorët e Greqisë qendrore dhe asaj të jugut janë bërë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë që ndodhi në orën 23:00. Mediat raportojnë se një meteor hyri në atmosferën e tokës me shpejtësi, ndërsa gjatë djegies shkaktoi një dritë të fortë, e cila ndriçoi të gjithë zonën.
Gjithçka është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve, ndërsa ndriçimi ishte edhe më i madh në zonën e Livadias, ku edhe banorët thanë se një moment nata u bë ditë.
Në raste të rralla, futja e meteorëve në atmosferë shoqërohet edhe me shpërthime të fuqishme, siç ka qenë sëfundmi edhe një rast në Rusi, por për fat të mirë, kësaj radhe për banorët e zonës mjaftoi vetëm spektakli në qiell.