“Jam mësuar të ofendoj” , Shpërthen Arjan Konomi nga deklarata e Edit

0
114

Në puntatën e sotme të Për’puthen emisioni u hap si ‘shkollë edukimi’. Bora fillon të cek ofendimet që konkurrentët kanë bërë kundrejt njeri-tjetrit.
Ajo dhe Arjani ndalen te Eduard Kuçi, një nga konkurrentët më të përfolur të momentit.

Unë do them atë që ndiej. Nuk ndryshoj dot unë, unë kështu jam. Jam mësuar të ofendoj. Kështu më ka përplasur jeta dhe do vazhdoj të ofendoj.

Padyshim mos reflektimi i Eduardit e bëri studion, por sidomos Arjan Konomin të shpërthej.

Përveç problemeve me gjuhën, paske dhe probleme me mos kuptimin. Fjalë të rënda dhe ofenduese, unë nuk do të toleroj më. Provo të thuash disa fjalë këtu siç i ke thënë. Provoje dhe njëherë t’i thuash dhe do ta shikojmë. Jemi në emision televiziv, nuk kemi ardhur për të dëgjuar ofendime. Kujdes të gjithë me ofendimet, kritikoni dhe mësohuni të reagoni ndryshe.
Karakteri i njeriut duket te sesa e përmban veten, ju këtu do provokoheni normalisht, por nuk duhet të kaloni në ekstremitete.

Përveç Arjanit ndërhyri dhe Alvisa. Vajza nga Vlora nuk ra dakord me Edin, por u ndal më shumë te ofendimet e Adës.

Më vjen keq ndonjëherë që jam këtu në këtë emision. Ada na ka ofenduar të gjithëve, mua më ka thënë ik vendos syze, Ritvanën e ka gjykuar për pamjen që ja ka falur Zoti, Mikelës i ka thënë nuk ke mundësi financiare, Edit i tha je si femër. Kjo ka ofenduar më shumë se të gjithë këtu.

Ada ndërkohë nuk e zgjati shumë dhe tha se do ja linte publikut në dorë ta gjykoj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here