Kërkoi bojkotimin e komisioneve online/ Tritan Shehu: Mazhoranca po bën grusht shteti..

0
103

Një grusht shteti e ka quajtuar Tritan Shehu vendimin e mazhorancës për të mbajtur online takimet e komisioneve parlamentare.

I ftuar në një intervistë për Fax News, deputeti demokrat u shpreh se mbajtja e komisioneve online shtë një masë e qëllimshme për t’i mbyllur gojën e opozitës.

“Kemi të bëjmë me një grusht shteti. Të shkatërrosh transparencën. Të mos lejosh të punojnë normalisht komisionet. Bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën deputetëve. Komisionet janë vendi i rrahjes së mendimeve. Ka një interes të madh edhe për opinionin publik. Bëhet transparenca. Në seanca parlamentare gjërat bëhen thjesht formale. Në historinë e parlamentarizimit shqiptar, komisionet parlamentare kanë qenë të hapura. Ti kthesh online, është një masë e papërputhshme me masat që ka marrë ai komitet qesharak. Kjo është e qëllimshme për t’i mbyllur gojën opozitës. Është e turpshme edhe për kolegët e mazhorancës, në këtë mënyrë iu mohohet e drejta për të qenë të hapur. Ky është një panik nga fjala e lirë. Nuk ka krim më të rëndë se ky ndaj demokracisë. Pse duhet të bëhemi lolo e këtij regjimi. Pse duhet të shtyjmë përpara një regjim që po shkon në diktaturë. Ka ardhur momenti për t’u ndalur”, tha ai.

I pyetur për ftesën e mazhorancës për bashkëpunim, Tritan Shehu u shpreh se nuk mund të ketë bashkëpunim kur mazhoranca sillet në këtë mënyrë. Ai shtoi se për të pasur bashkëpunim duhet të krijohen ura besueshmërie, që për fat të keq mazhoranca i ka shkatërruar, sipas Shehut.

“Z.Balla ka thënë të bashkëpunohet me opozitën. Si mund të bashkëpunohet me opozitën kur merren vendime të tilla arbitrare. Si mund të kërkosh bashkëpunim për gjëra të mëdha kur i bën këtë opozitës. E njëjta gjë ndodhi me mbylljen e kufijve tre ditë para zgjedhjeve dhe u hapën 3 ditë pas zgjedhjeve. Duhet reaguar. Demokracia shqiptare është degradim të thellë. Duhet reaguar sepse ccdo ditë që kalon është dëm i madh. Nuk shoh ura bashkëpunimi. Që të ketë bashkëpunim duhen vendosur urat e besueshmërie. Kështu po shkatërrojmë urat e besueshmërisë . Ju kujtoj vetëm atë që bëri për marrëveshjen e kodit zgjedhor“, deklaroi deputeti i Gjirokastrës.

Në fund ai foli dhe për zërat për përccarje në PD. Shehu i mohoi këto zëra dhe ftoi opozitën për të qenë e bashkuar në përballje me mazhorancën.

“PD nuk është e përccarë . Duhet të reagojë me forcë. E gjithë opozita të reagojë me forcë ndaj këtij vendimi arbitrar. Grusht shteti brenda parlamentit. Ftoj dhe kolegët e mazhorancës të reagojnë. PD duhet të jetë në ballë këtij reagimi të fortë”, theksoi.

Ditën e sotme, ka pasur debate të forta fillimisht në konferencën e kryetarëve dhe më pas në parlament mbi mbajtjen e komisioneve parlamentare online. PD kundërshton mbajtjen e takimeve online, ndërsa Shehu kërkoi në parlament që të bojkotoheshin takime të tilla, një kërkesë kjo që nuk u mirëprit as nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here