Prej më shumë se një viti e gjysëm, Qeveria përdor pandeminë vetëm për propagandë dhe interesat e saj,shprehet mjeku dhe kandidati i LSI Besnik Jakaj duke i bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga propaganda dhe t’ju vij në ndihmë qytetarëve shqiptarë duke ju rimbursuar shpenzimet per diagnostikimin dhe mjekimin e të infekturave.
BESNIK JAKAJ
Qytetarët shqiptarë paguajnë miliona euro për t’u trajtuar dhe në përpjekje për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre prej pandemisë. Sipas statistikave qytetarët shqiptarë kanë harxhuar mbi 150 milionë euro për trajtime mjekësore të Covid-19. Qeveria nuk ka miratuar asnjë paketë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që i paguajnë të gjitha shpenzimet nga xhepat e tyre të varfër.
Nuk ka asnjë plan strategjik shkencor per t’ju ardhur në ndihmë të infektuarve nga Covid-19 dhe nuk ka asnjë mbështetje për personelin shëndetësor. Ndërkohë qeverise nuk i mungojnë paratë për të paguar koncensionet korruptive në shendetesi dhe në fushat e tjera. Në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria renditet e fundit në testime, në mbështetje financiare, në mungesë aksesi shëndetësor për qytetarët, dhe e para në propagandë dhe përfitime në dëm të shëndetit dhe jetës së qytetarëve të saj.
I bëjmë thirrje Qeverisë, që të heq dorë nga propaganda dhe t’ju vij në ndihmë qytetarëve shqiptar duke ju rimbursuar shpenzimet per diagnostikimin, analizimin dhe mjekimin e të infekturave.