Pas Vlorës, dorëhiqet edhe drejtori i Kadastrës së Sarandës, ja kush e zëvendëson…

0
136

Dorëhiqet ditën e sotme edhe drejtori i Kadastrës së Sarandës Andri Dhima.

Ai kishte në këtë detyre rreth 5 muajsh.

Andru Dhima është i dyti drejtor i ndryshuar nga kadastrat e Qarkut, Vlorë ditën e sotme.

Drejtuesi i 10-të i këtij institucioni brenda dy viteve Klodian Troci është dorëhequr këtë të premte.

Ndërkohë, ditën e sotme prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë zbarkuar në Kadastrën e Vlorës.

Që në orët e para të ditës, të dërguarit e SPAK-ut kanë hyrë brenda ambienteve të Kadastrës, ku kanë qëndruar për disa orë me radhë.

Këto ndryshime kanë ardhur fill pas emërimit të drejtuesit të ri politik në qark Arben Ahmetaj.

Kujtojmë që të dy drejtuesit e shkarkuar si Troci dhe Dhima, kane marr detyrën në kohen kur drejtues politik ishte Gjiknuri.

Pritet që të ketë ndryshime të tjera në drejtori të ndryshme të qytetit në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here