Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Sarandë. Mësohet se një 4-vjeçare me iniciale E.I, e cila kishte shkuar për vizitë te gjyshja e saj në fshatin Bamatat, është pickuar nga një gjarpër.
Teksa e vogla po luante jashtë shtëpisë nëpër pemë, gjarpri e ka pickuar atë në këmbë. Ajo është transportuar menjëhërë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Pasi ka marrë ndihmën e shpejtë, 4-vjeçarja është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.