Krydemokrati Lulzim Basha u ka dhënë udhëzime të qarta demokratëve për reformën Territoriale. I pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar që është zhvilluar sot, Basha ka kërkuar që deputetët të nisin konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale.
Ai është shprehur më tej se tani duhen bërë gati mekanizmat që të adresohen problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës
“Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale. Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor. Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, si dhe reformën zgjedhore dhe instrumenta zbatimi që mundësojnë rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira evropiane,”- mësohet të ketë thënë Basha.