Partizani është në vështirësi por në fund merr një barazim me Vllazninë. Pas tre ndeshjes, të kuqtë kanë vetëm 2 pikë dhe sot ishin në vështirësi përballë Vllaznisë, me këta të fundit që u treguan më të aftë dhe më cinikë në fushë por në fund gjithçka u nda në barazim 1-1.
Që në minutën e 4’, shkodranët kaluan në avantazh me Da Silvan i cili u shërbye mjeshtërisht nga Latifi në zone.Partizani nis të reagojë duke qarkulluar më shumë topin që gjithsesi është e lexueshme, teksa në 32’, Kaçe me një gjuajtje detyron Zogoviç të ndërhyjë.
Fundi i pjesë së pare ka pak tension teksa Da Silva del i dëmtuar dhe Latifi merr të verdhë me VAR për ndërhyrje të rrezikshme.
Fraksioni i dytë nis me pretendime për penallti nga Vllaznia për një kontakt Belica-Latifi por gjithsesi Partizani tenton më shumë të gjejë golin por manovrat e ekipit të Dajës janë të vakta.
Skuadrat bëjnë zëvendësimet e tyre dhe vetëm në fund, të kuqtë në 88’ arrijnë të barazojnë llogaritë me Rrapajn i cili me një gjuajtje nga jashtë zone ngrin Zogoviç.
Këtu mbyllet dhe sfida me një barazim 1-1, që shmang humbjet për të dyja ekipet por askush nuk ka mbetur i kënaqur.
Vllaznia për momentin e dyta me 5 pikë ndërsa Partizani në vendin e 6 me 2 pikë