Kur procesi i votimit ka përfunduar, në Gjermani, janë exit-pollet e para që tregojnë rezultatin.
Deri më tani, sipas projektimeve të fundit rezulton se të majtët e qendrës kanë fituar më së shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur së tepërmi.
Pra, sipas rezultateve paraprake, SPD kryeson me 25.55 të votave, ndjekur nga CDU me 24.5% dhe të gjelbërit me 13.8%.
Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.9% sipas rezultateve.
Rezultatet përfundimtare pritet të dalin afër mesnatës.