Çifti i njohur, Chiara Ferragni dhe Fedez ishin pjesë e javës së modës së mbajtur nga dy “brandet” e njohura Fendi dhe Versace, në Milano, Itali.
Gigi Hadid ishte një nga modelet pjesëmarrëse në sfilatë dhe në një foto të tyren së bashku, të postuar në rrjetin e tij social Instagram, Fedez thotë: Të betohem, ti më bën të dua të ardhmen!
Megjithatë në foto vëmendjen e mori komenti i Chiarës.
“Të betohem, ti më bën të dua divorcin”, i ka komentuar ajo me shaka.