Mediat serbe raportojnë se ushtarët e KFOR-it kanë mbërritur një orë më parë pranë Pikës Kufitare të Jarinjës, ku anëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur aty prej tetë ditësh.
Sipas B92, ata janë ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë brenda misionit të KFOR -it në Kosovë.
Nuk dihet nëse mbërritën në Jarinje për të “zëvendësuar” forcat speciale të Prishtinës dhe nëse kjo do të thotë se policia e blinduar e Kosovës do të tërhiqet.
Ndërkaq, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Albin Kurti tha se ka biseduar me komandantin e KFOR.
Ai deklaroi se nuk ishte i informuar nëse do të ketë sot ndërhyrje të KFOR në veri.