“Nuk do lejoj mbledhjen e Kuvendit”, Fevziu komenton deklaratën e Bashës: U trondita! Njësoj si të thotë Rama nuk lejoj zgjedhje

0
154

Blendi Fevziu e konsideron tronditëse, deklaratën e Bashës, se Kuvendi i Partisë Demokratike nuk mund të mblidhet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, Fevziu tha se Kuvendi duhet të mblidhet në çdo rast dhe kjo nuk varet nga kryetari por nga statuti i partisë.

Mua më tronditi kur e dëgjova këtë. Rregullat janë rregulla. Nëse kërkohen 1500 firma për të mbledhur Kuvendin, po ai do të  mblidhet. Nëse hapim këtë lojë që gjithsecili e interpreton ligjin, nuk ka kuptim.

Sikur të dalë Rama të thotë nuk bëjmë zgjedhje përshembull.

Ligji i partisë, statuti, nuk ka interpretim. Mblidhet Kuvendi, verifikohen firmat, a janë të aftë ata të marrin vendime pastaj është gjë tjetër? Kuvendi në vetvete do të mblidhet.

Kjo deklaratë e Bashës, tregon hyrjen në një epokë të rrezikshme. Ne kemi shumë kohë që themi për Ramën që shkon në drejtim autoritarist. Nëse bie edhe pjesa formale, atëherë nuk mbetet asgjë në këtë vend. Ky vend shpërbëhet, të drejtën e ka më i forti.

Vendi ka nevojë për një rishikim thelbësor të Kushtetutës, problemet thelbësore që ka“, tha Fevziu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here