Rama sulmon sërish Kurtin: Këtë mandat do bëhem kosovar, por jo për…

0
98

Mesa duket Ramës nuk i del e keqja me kryeministrin Kurti, pasi nuk mundi të largohej nga Kosova pa e lëshuar një thumb tjetër ndaj tij.

Gjatë bashkëbisedimit që pati me studentë të Universitetit të Prishtinës, i pyetur se përse s’ka në kabinetin “Rama 3”, ministra nga Kosova, Rama u shpreh se këtë mandat do të bëhej vetë kosovar duke nënkuptuar marrjen e nënshtetësisë.

Por “nuk do të vij të bëj fushatë për vota këtu. Mos të ketë frikë asnjeri. As nuk do të vij të votoj këtu” tha më tej kryeministri.

Rama iu është referuar në këtë mënyrë Albin Kurtit, i cili në fushatën e fundit në Shqipëri erdhi në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër, si votoi vetë më 25 prill duke qenë sa ka pasaportën shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here