“Dua të hyj me mamin”/ Tensione mes vajzës dhe një efektivi policie te Infektivi

0
122

Situata me Covid-19 është përkeqesuar ndjeshëm ketë muaj pasi shtimi i rasteve të reja të infektimit ka bërë që të krijohet kaos në spitalet në Tiranë me shtrimet e shumta.

Mesditën e sotme në Spitalin Infektiv i njohur si “Covid-1” ka ndodhur një incident mes familjarëve të një pacienteje që po shtrohej dhe efektiveve të policisë.

Në një video të publikuar nga “ABC” shihet se si dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital kanë tentuar që të futen brenda në spital bashkë me të infektuarën, gjë që është rreptësisht e ndaluar. Kur një efektiv policie ka tentuar që t’i ndalojë, ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.

“Dua të hyj brenda vëlla. Në rregull?,”-dëgjohet ajo në video.

Situata është qetësuar pasi pranë efektivit kanë mbërritur edhe pjesa tjetër e punonjësve të tjerë të sigurisë së spitalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here