Frrok Çupin se mbajnë nervat, flet në emër të popullit dhe braktis emisionin

Frrok Çupi prej kohësh ka humbur qetësinë, madje ka marrë rolin e një personazhi që flet në emër të popullit, akuzon, parashikon dhe përcakton fatin politik, por jo vetëm, të gjithkujt që mendon se e ka kundërshtar, edhe pse vetë nuk ka ndonjë rol, pavarësisht se shfaqet si analist.

Së fundmi, Frrok Çupi ishte në një emision përballë Lisandër Hoxhës, në ABC, ku pasi debatoi dhe hodhi akuza braktisi emisionin.

Në jo pak raste të ftuarit për një arsye ose tjetër braktisin emisionet, por çudia më e madhe është se ata s´mund të pranojnë një mendim të ndryshëm nga ai që kanë në kokën e tyre. Kjo ndodhi edhe me analistin Frrok Çupi.

Pjesë nga debati

Frrok Çupi: Jam i sigurt që do të hapen dritaret e tjera. Jemi gati për të pritur se çfarë do të ndodhë

Lisandër Hoxha: Ju i bëtë gjyqin. Le të hapet çdo dosje. Kjo nuk e pengon PD për të larguar pengun e Edi Ramës që ka sot kryetar dhe t’i kthehet të rinjve dhe të rejave

Frrok Çupi: Si merrni përsipër për të folur në emër të popullit shqiptar. Çfarë dreq njerëzish jeni

Lisandër Hoxha: Unë flas për PD, jo për popullin shqiptar

Frrok Çupi: Si mund të flisni në emër të popullit, a jeni në vete. Populli shqiptar e neverit Sali Berishën dhe juve të gjithëve që mbroni Sali Berishën. Do ta shikojë liderin tuaj prapa hekurave

Lisander Hoxha:Kjo është fantazia e juaj me Edi Ramën, mund ta shprehni dhe është e drejta juaj.

Frrok Çupin se mbajnë nervat, flet në emër të popullit dhe braktis emisionin

COVID-19 në vend/ Dyfishohen rastet e reja,

Frrok Çupin se mbajnë nervat, flet në emër të popullit dhe braktis emisionin

Nuk fitoi dot në zgjedhjet e 25

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko