Philip Reeker hiqet nga detyra/ Ja kush është gruaja që Biden emëroi në vend të tij

0
162

Senati amerikan ka konfirmuar zgjedhjen e Ndihmës Sekretares së re të shtetit për Evropë dhe Çështje të Azisë, Karen Donfried e cila do ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës, Philip Reekerin. Presidenti Joe Biden e kishte nominuar atë dhe e njëjta është konfirmuar nga Senati amerikan, raporton Gazeta Express.

Donfried është presidente e Fondit Gjerman Marshall të ShBA-së dhe ka qenë asistente e presidentit dhe drejtore e lartë për çështje evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë, Donfried ka shërbyer si oficere e Intelegjencës Kombëtare për Evropën në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar Donfried për postin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here