Big Brother VIP” do të nisë transmetimin më 5 tetor!
Ditën e djeshme, profili zyrtar i BBV në Instagram hodhi poshtë thashethemet se data 1 tetor është dita kur do të nisë spektakli i madh.
E marta e parë e muajit tetor do të jetë mbrëmja e parë dedikuar spektaklit, por pritet, siç është konfirmuar edhe nga produksioni, që të ketë edhe një natë të dytë brenda javës.
Me herët, edhe moderatorja e BBV, Arbana Osmani, lajmëroi miqtë e saj në rrjet se sapo kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit.
Ndërkohë personazhet vijojnë të mbeten ende mister. Deri më tani janë publikuar disa video, të cilat nuk e zbulojnë identitetin e personazheve që do të jenë pjesë e këtij reality show. Postimi i fundit i bërë nga llogaria zyrtare në Instagram e BBV tregon një person me flokë kaçurrela biondë.
Albërije Hadërgjonaj para disa ditësh dhe zbuloi se nuk është e vërtet që do të jetë pjesë e spektaklit. Ndërkohë edhe Hygerta Sako ka konfirmuar javë më parë se nuk është njëra nga konkurrentet, siç thuhej në rrjet.