Ish-kryeministri Sali Berisha do të zbresë sërish në jug. Pas foltores se Shkodres ku Berisha mblodhi mijëra demokratë në kinema Milenium, mësohet se ndalesa e radhës e liderit historik të demokratëve do të jetë në Gjirokastër.
Berisha pritet të njoftojë datën e takimit me demokratët në qytetin e gurtë ditët në vijim.