U nda nga jeta e vetmuar, Pirro Dhima me “gjak greku” nuk fliste me nënën e tij? Zbulohet “molla e sherrit” mes tyre…

0
352

Nëna e peshëngritësit të njohur, Pirro Dhima ditën e sotme u gjend e vetmuar pa jetë në banesën e saj në Himarrë. Policia bëri me dije se e moshuara kishte ndërruar jetë disa ditë më para pasi në trup janë vërejtur shenja dekompozimi, por përse ishte lënë e vetmuar deri në çastet e fundit të jetës nëna e Pirro Dhimës?

Peshëngritësi që deklaron me krenari që ka gjak greku ka krisur marrëdhënien e tij me nënën vite më parë. “Molla e sherrit” mes nënës dhe të birit të saj është bërë martesa me gazetaren e njohur greke, Anastasia Sdougou e cila ishte shumë vite më e madhe se Pirro dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer nënës së tij. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë.

“Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.

Kush është nëna e Piro Dhimës?
Krahas Pirros, nëna 75-vjeçare ka edhe një djalë tjetër, tre vjet më të madh se kampioni i botës, Odisean. E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima.

Pirro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here