Ronald Koeman luan shansin e fundit në stolin e Barcelonës. Trajneri holandez, nëse “blaugranat” nuk bindin në transfertën e vështirë të “Wanda Metrolpolitanos”, kundër Atleticos së Madridit, sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet nga detyra. Atletico-Barça, e cila nis në orën 21:00, është një nga përballjet kryesore të kësaj të shtune. Pas zhgënjimit në Champions, ku katalanët morën humbjen e dytë radhazi, me të njëjtin rezultat 3-0 (i mposhti Benfica), shkarkimi i Koemanit u shty përkohësisht, pasi trajneri që do të emërohet nuk do të mund të bënte magji për sfidën me Atleticon. Koeman ka deklaruar se ka mbështetjen e lojtarëve, por nëse Barça nuk fiton ndaj “Los Colchoneros”, shkarkimi do të jetë i sigurt. Në herët, nga kampionati spanjoll do të transmetohet Cadiz – Valencia, që nis në orën 18:30.
Emocionet e futbollit të së shtunës nisin që në orën 13:30 me Manchester United – Everton, me “Djajtë e Kuq” të etur për të lënë pas humbjen e papritur ndaj Aston Villas, që u mohoi kryesimin e Premier League-s të vetëm. Po nga elita e futbollit anglez, në orën 16:00, Chelsea do të presë Southaptonin, sfidë kjo shumë e veçantë për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, që nëse do të aktivizohet nga Hasunehuttl, do të tentojë t’i bëjë dëm skuadrës që zotëron kartonin e tij. Në të njëjtën orë do të transfmetohen edhe dy takime të tjera, Wolves – Newcastle dhe Leeds – Watford. Sfida e fundit e ditës nga kampionati anglez do te jete Brighton – Arsenal, në orën 18:30.
Borussia Dortmund – Augsburg dhe Wolfsburg – M’Gladbach janë dy ndeshjet e Bundesligës së orës 15:30, ndërsa në 18:30 është momenti i Leipzig – Bochum.
Nga kampionati francez luhet Nice – Brest, që nis në orën 21:00.
Kampionatet elitare.
Man. United – Everton 13:30
Dortmund – Augsburg 15:30
Wolfsburg – M’Gladbach 15:30
Chelsea – Southampton 16:00
Wolves – Newcastle 16:00
Leeds – Watford 16:00
Brighton – Arsenal 18:30
Cadiz – Valencia 18:30
Leipzig – Bochum 18:30
Atl. Madrid – Barcelona 21:00
Nice – Brest 21:00