Protestuesit serbë rikthehen në Jarinjë, Forcat Speciale të Kosovës ripozicionohen, KFOR shton numrin e ushtarëve

0
129

Disa protestues serbë kanë bllokuar procesin e tërheqjes së Forcave Speciale të Kosovës nga kufiri në veri të vendit. Prej orës 08.00 të mëngjesit të sotëm forcat kosovare dhe barrikaduesit serbë kanë nisur të largohen, në bazë të marrëveshjes së firmosur në Bruksel, pasi rendin aty do ta ruajë KFOR.

Mirëpo, teksa Njësia Speciale e Kosovës tërhiqej nga vendi ku ishte pozicionuar 12 ditë më parë kur nissën tensionet, në një prej pikave në Jarinjë janë shfaqur disa protestues serbë. Kjo i ka detytuar Forcat Speciale që të ripozicionohen. Në krah të rrugës ku janë protestuesit, vazhdon të qëndrojë dhe një kamion i bllokuar.

Një përfaqësues i Policisë së Kosovës është afruar për komunikim me protestuesit për t’i pyetur rreth atij kamioni, megjithatë është larguar menjëherë pas pak çastesh pa ndonjë përgjigje. Ai ka pasur më vonë dhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, atë të mbrojtjes.

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”. Pas këtij “incidenti” që ka penguar tërheqjen e trupave nga veriu i Kosovës, edhe numri i ushtarëve të KFOR është rritur. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here