SHOKUESE/ Mjekët gjejnë në stomakun e pacientit mbi 1 kg vida dhe gozhda

0
137

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lituani. Mjekët në një spital kishin zbuluar objekte të ndryshme të vogla metalike, të tilla si vida dhe gozhdë, që peshonin më shumë se një kilogram, në stomakun e një burri. Pacienti u ankua për dhimbje akute të barkut dhe pas rreze X u zbulua se në stomakun e tij kishte objekte të ndryshme metalike, disa prej të cilave ishin të gjata deri në 10 cm, duke e vënë jetën e tij në rrezik.

“Gjatë operacionit që zgjati 3 orë, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, u hoqën nga stomaku i pacientit,” tha kirurgu Saronas Dailindenas.

Spital ka publikuar një foto ku shihen vida dhe gozhde të gjetura në barkun e pacientit.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë,” tha Algirdas Slepavitsius , kirurg kryesor në Spitalin Klaipeda. Sipas tij, burri filloi të gëlltiste sende metalike javët e fundit.

Pacienti kishte nisur të përpinte objekte metalike muajin e kaluar, kur vendosi që ta linte alkoolin. Tashmë gjendja e tij është e mirë, jashtë rrezikut dhe pa gozhda apo vida në stomak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here