Shtatzënë për herë të parë, Genta Ismajli do të sjellë në jetë binjakë!

0
134

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, po presin binjakë! Ndonëse artistja nuk ka reaguar në rrjete sociale, ajo i ka treguar familjes dhe rrethit të ngushtë të miqve se është në pritje të ëmbël.

Sipas “Prive”, Genta është disa muajshe dhe po pret jo një, por dy fëmijë. Sa i përket gjinisë së binjakëve, edhe për disa ditë kjo mbetet surprizë edhe për vetë Gentën. Kjo sepse, këngëtarja do të organizojë një festë për të zbuluar gjininë e foshnjave, e njohur ndryshe si “baby shower”.

 

Në këtë ditë pritet që artistja të ndajë edhe lajmin emocionues me të gjithë në rrjetet e saj sociale.

Disa muaj më parë në rrjet qarkulloi një foto e Gentës duke bërë vrap, në të cilën këngëtarja shihej me disa kilogramë më shumë. Më pas, në TikTok u publikua një tjetër video e saj, në të cilën shfaqej me bark të rrumbullakosur. Për më tepër, burime për “Prive” raportuan se këngëtarja është në muajin e fundit të shtatzënisë.

Pas këtyre lajmeve, vetë Genta publikoi në Instastory një foto të vetes, krahas së cilës shkroi: “Ndihem e bekuar, ju dua të gjithëve”.

Më pas, këngëtarja Big Mama u takua me çiftin e njohur në Turqi, gjatë kohës që po qëndronte atje për të kaluar disa ditë pushimi. E pyetur nga ndjekësit nëse Genta është shtatzënë, ajo tha: “Gjinekolog nuk jom”.

Më pas, Big Mama publikoi edhe një video krah Gentës, e cila ishte me kurriz nga kamera. Këngëtarja shkroi krahas saj: “Gjinekologia personale dr. Big Mama, jom t’u ia bo ultrasonin”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here