Kjo nuk ka lidhje me firmat, te gjithe duhet ta kerkojne kongresin.
Foltoret, takimet vetem po gjallerojne, bejne njerezit te mendojne, dialogojne e me tej te vendosin ne Kongresin.
Te gjithe duhet te martin pjese ne keto Foltore, te jene aktive.
Berisha nuk eshte “kulaku” i fshatit, si disa kerkojne ta paraqesin, ai eshte promotori i demokracise sone.
Une inkurajoj dhe te tjere te marrin kontakte te hapura me bazen, te organizojne takime publike me militantet, antaret, simpatizantet.
Berisha po e ben kete, ju pyesni a eshte vone?
Une ju pergjigjem me mire vone se kurre, nje ngjarje shpesh behet shkak per nje levizje te gjere.
Keto jane procese normale ne cdo parti demokratike, qe duhen stimuluat e me tej permbyllur me vendime te hapura brenda institucioneve, ne kete rast kongresi e pse jo dhe me referenfum ne parti.
Pra nuk ka pse te na shqetesojne as debatet e as kongreset, ne fakt ato duhet te thiren nga instancat pa pritur firmat, qe jane nje formalitet.
Eshte absurde te flasesh per Kongres antiamerikan.
PD qe diten e pare te saj eshte thellesisht pro amerikane, europiane e perendimore.
Keshtu kane qene, jane e do te jene dhe Kongreset e saj.
Te kerkosh te vendosesh kolegjialitetin, rolin e institucioneve, vlerat statuore, dialogun me bazen eshte vetem sinjal demokratik e perendimor.
Kjo nuk eshte perpjekje per emra, por per parime, ndoshta e vonuar, por e domosdoshme per tu ballafaquar e fituar mbi kete rregjim.
Kjo nuk ka te beje se kush eshte a do jete Kryetar i PD neser.
Per mua ky eshte shqetesimi i fundit.
Une kam qene Kryetar, dhashe doreheqjen, por vazhdoj te jem ketu.
Berisha dha doreheqjen si kryetar, por ngel Berisha.
Kryetar te perjetshem nuk ka ne demokraci.
Te gjithe ne mund te realizojme role te rendesishme edhe pa qene kryetare.
Rendesi ka te vendosim PD ne shinat demokratike, gjithe perfshirese pavaresisht diversiteteve qe mund te kemi, duke respektuar forumet e statutin.
Dhe kjo nuk ka te beje e as duhet te kete te beje me emrin e Kryetarit, kjo eshte gjeja me e pa rendesishme perballe principeve.
Vetem keshtu do te jemi sot nje opozite e forte, gjithe perfshirese, aktive ndaj ketij rregjimi.
Per te fituar e per te qene neser ne qeverisje nje force demokratike, liberale, zhvilluese per vendin, integruese e thellesisht perendimore.
*Prononcim i deputetit te PD Tritan Shehu per Ora News