Familja e Klinton Pirës, të riut që vrau të dashurën e tij ganeze dhe më pas veten, ka hapur dyert e mortit ditën e sotme. ‘Faxnews’ raporton se mediat nuk janë lejuar në familjen e të riut, pasi ata janë në hamsëri me një familje tjetër, për shkak të një konflikti disa vite më parë.
‘Ata na kërkuan që të mos qëndronim pranë banesës, për një ngjarje që ka ndodhur vite më parë dhe kishte të bënte për mosfilmimin për arsye sigurie‘ -është shprehur gazetari i ‘Faxnews’.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Klinton Pira qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes. E reja me origjinë nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri tre orë para krimit për tu sqaruar me 26-vjeçarin për një konflikt që kishte nisur për shkaqe xhelozie.
Klinton Pira pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, trupi i partneres së tij me shtetësi franceze por origjinë nga Gana, ndodhet ende në morgun e Tiranës, dhe pritet që të dërgohet te familjarët e saj jashtë vendit, pas kryerjes së procedurave.