“I zënë me luftën kundër Kosovës”/ Zbardhen planet e Ramës dhe Vuçiqit – ja pse e anuluan samitin në Novi Sad

0
95

Tensionet e forta dhe rreziku i një përplasje ushtarake në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitetin e targave, ishin arsyet e mos pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur” i parashikuar për t’u mbajtur në Novi Sad.

 

 

Kjo është zbuluar nga mediat serbe disa ditë më parë, pikërisht ku tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit kishin arritur kulmin.

E për këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur profesori universitar, Enver

Ai u shpreh se shkaku kryesor pse Vuçiq nuk mori pjesë në samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, ishte fakti se ai ka qenë ‘i zënë’ më luftën virtual kundër Kosovës dhe me angazhimin për të manipuluar serbët e Kosovës.

“Javën që po mbyllet rajoni pati ngjarje, të cilat tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Në qendër ishte konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e vendosjes së reciprocitetit të targave nga ana e qeverisë Kurti. Tensioni midis dy shteteve e zhvendosi vëmendjen nga çdo lloj zhvillimi tjetër. BE, NATO, KFOR-i, SHBA, të gjithë aktorët kryesorë perëndimorë u morën me këtë konflikt. Nga ana tjetër palë me Serbinë u bë Rusia, ambasadori i së cilës erdhi në inspektimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, duke nxitur kështu hapur një konflikt të armatosur në rajon.

Gjithë kjo skenë konfliktesh eklipsoi takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, i parashikuar të mbahej në Novi Sad të Vojvodinës. Samiti u mbajt, por aty shkuan vetëm Brnabiq dhe Zaev përmes video konferencës. Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq nuk shkuan në Samitin e Novi Sadit. Pse nuk shkuan? Presidenti i Serbisë ishte “i zënë” me luftën virtuale kundër Kosovës dhe me angazhimin e tij për të manipuluar serbët e Kosovës kundër institucioneve të këtij vendi. Rama nuk do të shkonte në një samit, ku nuk do të merrte pjesë bashkëthemeluesi i tij, Vuçiq”, deklaroi Bytyçi.

Gjithashtu, profesori tha se Rama nuk mori pjesë në këtë samit, pasi nuk e sheh kryeministren serbe, Ana Bërnbiq si person të duhur për të qëndruar në të njëjtin panel.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe faktin se Rama dhe Vuçiq e dinin se nuk po e merrnin vëmendjen e duhur në këtë samit, pasi do të mbetnin nën hijen e zhvillimeve të veriut të Kosovës.

“Edi Rama është person egocentrik. Ai jeton me dëlirë. Si u tillë ai e sheh veten shumë lart. Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq, është për Edi Ramën një person që merr frymë, por jo që mund të qëndrojë në një panel me të. Vetëm presidenti Vuçiq konsiderohet nga kryeministri Rama si i denjë për të qenë në të njëjtin samit e në të njëjtin panel. Aq më tepër se ata plotësojnë njëri-tjetrin, mbështesin edhe gjatë punimeve të samiteve njëri-tjetrin, p.sh kundër Albin Kurtit, apo kundër Milo Gjukanoviq.

Së dyti, Samti i Novi Sadit, qyteti ku u themelua Minishengeni para dy vitesh, po zhvillohej nën hijen e ngjarjeve të rrezikshme në kufijtë e Kosovës dhe Serbisë. Në këto rrethana Rama dhe Vuçiq nuk do të tërhiqnin vëmendjen e medies dhe opinionit publik. Nuk do të dukeshin interesantë në diskurs, batuta dhe kërcënimet për vendet që refuzojnë Open Ballkan. Ndaj dhe nuk patën interes të ishin të pranishëm”, theksoi ai.

Në vazhdim, Bytyçi potencoi se Rama tentoi ta shfaq tensionin mes Kosovës dhe Serbisë, si arsye për mospjesëmarrje në samitin e Novi Sadit, mirëpo sipas tij e vërteta qëndron ndryshe.

Ai beson se kryeministri shqiptar dhe kryeministri serb u morën vesh deri në detaje për zhvillimin e këtij samiti, më qëllim të ‘vërtetimit’ se ky projekt nuk ka dështuar.

“Edi Rama nuk ka dhënë ndonjë arsye pse nuk shkoi në Samitin e Novi Sadit. Ka lënë të kuptojë se “në kushtet kur ka tension midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është e udhës të shkohet në një samit të tillë me Beogradin e Shkupin”! Por e vërteta është ndryshe. Ai nuk shkoi në Novi Sad, sepse nuk donte të ishte prezent pa mikun e tij të ngushtë, presidentin e Serbisë. Në këto kushte unë mendoj se ata e rakorduan qëndrimin që do të mbanin, u morën vesh me njëri-tjetrin dhe rakorduan çdo detaj të organizimit të Samitit të Novi Sadit. Ky samit duhej mbajtur për të treguar se “ai nuk ka dështuar”! Dhe njëkohësisht “të mëdhenjtë”, “themeluesit” e iniciativës nuk duhej të shkonin. Për mua ishte dështim”, vlerësoi profesori./ BotaSot

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here