“Kam luksin të zgjedh”/ Ami zbulon nëse do të rikthehet në ekran

0
96

Amarda Toska ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me mua” në Fax News, ku ka zbuluar se për momentin nuk ka ndërmend që të rikthehet sërish në ekran në një emision të sajin. Ajo tha se tashmë biznesi është prioriteti i saj dhe i Ermalit, dhe padyshim edhe kujdesi për fëmijët e tyre.

“Për sa kohë unë nuk e shoh më aq atraktive që të jem në përditshmërinë time të jem në TV. Më merr shumë kohë nga gjërat prioritare, ekrani nuk është më prioriteti im, është një botë që shkëlqen, që ka sfidat e veta, por sikur më ka ikur nga prioritetet. Nuk mendoj më si do të jem në TV, kam pasur edhe oferta dhe nuk kam thënë po që të kthehem në ekran.

Ndoshta e kam çuar unë rrjedhën për ta mbyllur atë derë, më anon më shumë peshorja nga investimet që ne kemi bërë. Them ne pasi dhe Ermali është pjesë e arritjeve tona, kur kthejmë kokën të shohim, vendosim prioritete të tjera, dhe e kam luksin që të zgjedh. Nëse vjen mirë, dhe mirësetëvij. Nëse do të vijë do të jetë ashtu siç unë e kërkoj. Nuk e besoj edhe unë që ka 15 vite që është hapur Ami event, ne kemi qenë shumë të rinj, kemi bërë paralelisht 4 apo 5 punë, ndaj ka ardhur dhe ky momenti që unë të zgjedh”, tha Ami.

E pyetur nga Rovena Dilo se kush i merr vendimet në çift, Ami tha se ajo dhe Ermali ja njohin njëri tjetrit forcën dhe limitet, dhe secili ka hapësirën e tij të lirisë.

“Në çështjen e marketingut Ermali punon fort dhe ia del që të dëgjohet jehona kudo ku ai vendos fokusin. Ka vendime që prekin biznesin, dhe ka vendime personale, nëse do të bëjë diçka për veten, që i krijon vetëpërmbushje, unë nuk mund ta ndaloj dhe normalisht që e mbështes. Asnjë nuk do që të jetë i mbytur dhe të jetë gjithë kohën duke dhënë llogari.

Për vendime që kanë të bëjnë me çiftin, padyshim që japim mendim të dy, e dimë shumë mirë deri ku shkon njëri, ja njohim limitet njëri tjetrit”, u shpreh Toska në Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here