Manjani: Ky muhabeti i “krizës energjitike” erdhi bash në kohë..

0
212

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për krizën më  të  thellë  që  po vjen në  vendin tonë , dhe paralajmërimin për rritje marramendëse jo vetëm të  ushqimeve, tregoi se do të  ketë një rritje të energjisë  elektrike.

Për këtë  ka reaguar  Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke ironizuar se ky veprim ka ardhur fiks në  kohë ..

STATUSI
Tani rroftë sebepi dhe Bosi i fut një rritje çmimi energjisë elektrike dhe ujit. Me atë rast financon disi gropat financiare të krijuara nga menaxhimi korruptiv në ndërmarrjet e ujësjellëve dhe në ato të energjisë.
E pastër fare është situata. Europa në krizë. Politikisht nuk pipëtin njeri. Shoqëria, që e ka gojën për bukë, mësohet shumë shpejt me çmimet e reja… Në rregull është Ai. ?
Besoj Entet rregullatore kanë marrë porositë e nevojshme që tja shprepin çmimeve të reja si n’top t’karadakut.
Nafta po ka ca kohë që u rrit. Po u rrit dhe pak ska problem…
Hajde gjum i ëmbël na qoftë!
Flemë të gjithë si Luli.
Shshshshsh, se po hetojnë masakrën e zgjedhjeve që humbi…
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here